Spitali i Pejës ka mungesë të theksuar te mjekëve - NACIONALE

Spitali i Pejës ka mungesë të theksuar te mjekëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Spitali rajonal i Pejës ka nevojë urgjente për mjekë të rinjë. Në këtë spital poashtu mundon edhe infrastruktura e nevojshme, ngase është objekt i ndërtuar qysh në vitet e 70-ta.

Drejtues së këtij spitali në fundin e këtj viti kanë adresuar kërkesat e tyre dhe gjendjen aktuale në këtë spital.

Gjatë këtij viti që po shkon jemi përball me mungesë të shtuar të Mjekëve në shumë disiplina dhe kemi reparte ku seriozisht kemi të rrezikuar funksionimin, dhe me mundë të madhë jemi duke i ja dalur që të sigurojmë shërbime për qytetarët tonë, problem ky që po i përcjell edhe shtetet tjera dhe besoj shumë në premtimet e MSH-së për ndarje sa më të shpejt të specializimeve në të gjitha fushat me interes”, thuhet në njoftimin e tyre.

Ne jemi duke luftuar me te gjitha kapacitetet për të siguruar infrastrukturë të kënaqëshme dhe shërbime cilësore dhe të shpejta konform gjendjes ekonomike të shtetit tonë. Gjatë gjithë këtij viti që po shkon kemi identifikuar, dhe kemi adresuar vërejtjet dhe sygjerimet tona në lidhje me pikat e dobëta të funksionimit të institucionit tonë dhe nevojat për të ndryshuar gjendjen”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të ngjashme