Spiropali dhe Konjufca bëjnë homazhe në Prekaz, priten në kullë nga Rifat Jashari
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, sot ka filluar një vizitë zyrtare në Kosovës.
Ajo këtë vizitë e ka nisur nga Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ku së bashku me kryediplomatin kosovar Glauk Konjufca kanë bërë homazhe.
Më pas, zyrtarët e të dy shteteve janë pritur në kullë nga Rifat Jashari dhe Lulezim Jashari.