Specialja ia vazhdon Thaçit paraburgimin - NACIONALE

Specialja ia vazhdon Thaçit paraburgimin

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Më 10 prill 2026, Trupi Gjykues ka vendosur të vazhdojë paraburgimin ndaj Hashim Thaçit, duke vlerësuar se ende ekzistojnë rreziqe që ai të pengojë ecurinë e procesit gjyqësor ose të kryejë vepra të tjera penale.

Hashim Thaçi, së bashku me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, përballen me një aktakuzë që përfshin dhjetë pika për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza fillimisht u konfirmua më 26 tetor 2020 dhe më pas është ndryshuar disa herë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, përfshirë edhe versionet e dorëzuara gjatë vitit 2022.

Në paraqitjet e tyre të para në nëntor 2020, të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha akuzat që u vihen në barrë.

Lajme të ngjashme