Spanja do të forcojë krahun lindor të NATO-s me 14 avionë luftarakë - NACIONALE

Spanja do të forcojë krahun lindor të NATO-s me 14 avionë luftarakë

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Spanja ka njoftuar se do të dërgojë 14 avionë luftarakë në Bullgari dhe Rumani për të forcuar krahun lindor të NATO-s, ndërsa aleanca e mbrojtjes është duke forcuar kapacitetin e saj parandalues pas pushtimit rus të Ukrainës.

Në një deklaratë të dhënë, ministria e Mbrojtjes e Spanjës, njoftoi se nga mesi i nëntorit deri në fillim të dhjetorit, Madridi do të dërgojë gjashtë avionë Eurofighter dhe 130 ushtarë për të trajnuar forcat lokale në Bullgari.

Në deklaratë shtohej se, më pas nga dhjetori deri në mars do të dërgohen edhe tetë avionë luftarakë F18M dhe 130 personel të forcave ajrore në Rumani, si pjesë e strategjisë së NATO-s për "reagimin dhe parandalimin".

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka falënderuar Spanjën për "përgjigjen e saj shumë, shumë të shpejtë" ndaj kërkesës së fundit të Ukrainës për më shumë mbrojtje ajrore.

Lajme të ngjashme