SPAK-u lëshon fletarrest ndaj 6 personave, përfshirë një gazetari për të cilin raportonte Nacionale - NACIONALE

SPAK-u lëshon fletarrest ndaj 6 personave, përfshirë një gazetari për të cilin raportonte Nacionale

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në mediet në Shqipëri është duke u raportuar në lidhje me disa urdhërarreste të SPAK-ut. Sipas Opinion.al, këto urdhërarreste janë në lidhje me çështjen e inceneratorit në Tiranë.

Në këtë urdhër për arrest është edhe një gazetar për të cilin Nacionale kishte raportuar dy vite më parë.

Endrit Habilaj është gazetari për të cilin SPAK-u raportohet se ka lëshuar urdhërarrest. Po ashtu, urdhërarrest, gjithnjë sipas mediumeve në Shqipëri, është lëshuar edhe për Denis Tollkucin, Dashamir Ymeraj dhe për tre shtetas të huaj.

Për të lexuar të plotë raportimin e Nacionales për Habilajn, klikoni këtu.

Lajme të ngjashme