Spahiu trondit opinionin: Serbia mund ta bombardojë Prishtinën, pastaj NATO sulmon Beogradin
Analisti Nexhmedin Spahiu ka shokuar mbrëmë opinionin, duke paralajmëruar mundësinë e përshkallëzimit të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që ky përshkallëzim të ndodh deri aty së Beogradi ta bombardojë Prishtinën.
Sipas tij, pastaj NATO do ta sulmonte sërish Serbinë.
“Mos e përjashtoni këtë mundësi, që Prishtina të bombardohet nga Serbia, e pastaj Beogradi ta bombardojë NATO’in sërish. Unë nuk po bë bast që do të të ndodhë, por mos i përjashtoni”, ka deklaruar ai në emisionin “Pressing” të T7.
Ai ka treguar se ky skenar do të mund të realizohej nëse Serbia në veri futet në territorin e Kosovës.
“Për me i ra Serbisë, duhet me ngre në territor të Kosovës. Nuk mundet me u bombardu Beogradi, pa u bombardu Prishtina. E kjo mundet të ndodhë”, ka thënë Spahiu.