Spahiu tregon si mund ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës një ditë - NACIONALE

Spahiu tregon si mund ta njohë Serbia pavarësinë e Kosovës një ditë

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti, Nexhmedin Spahiu, beson që një ditë Serbia do ta paranojë pavarësinë e Kosovës dhe se ish ambasadori amerikan, Frank Wisner, e ka gabim kur thotë se kryeministri, Albin Kurti duhet të heqë dorë nga njohja e Kosovës prej Serbisë.

Spahiu ka treguar një histori kur kroatët nervozoheshin me të, pasi iu thoshte se Serbia do ta njohë pavarësinë e Kroacisë, dhe një gjë e tillë ndodhi. Ai thotë se “një ditë Serbia do ta njeh Kosovën”.

“Frank Wisner e ka gabim kur thotë se Albin Kurti duhet të heqë dorë nga njohja e Kosovës prej Serbisë. Kam qenë në Zagreb gjatë luftës mes Serbisë e Kroacisë. Në atë kohë nuk kam hasur ndonjë kroat (të moderuar apo ekstremist) që shpresonte se një ditë Serbia do ta njeh Kroacinë, madje as atëherë kur Kroacia u bë anëtare e OKB pa marrë njohjen nga Serbia. Kur u thosha vazhdimisht se Serbia një ditë do ta njeh Kroacinë, kroatët ma kthenin me nervozë: KURRË, KURRË, KURRË. Megjithëkëtë njohja nuk vonoi. Tani po u them të gjithëve. Një ditë Serbia do ta njeh Kosovën. Full stop.”, ka shkruar ai.

Më tej, sipas Spahiut, deri të njohja duhet që aleatët e Kosovës t’i bëjën më shumë persion Serbisë dhe mos të kenë mirëkuptim për politikën e saj, siç po ka kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Po ashtu, Spahiu propozon që në të gjitha institucionet e Kosovës duhet të jetë vetëm flamuri i Kosovës dhe asnjë tjetër dhe kësioj Serbia do ta humbë shpresën dhe do të dorëzohet.

“Vetëm duhet që amerikanët dhe aleatët e tjerë të Kosovës t'i bëjnë më shumë presion Serbisë dhe të mos kenë aq mirëkuptim për politikën e saj siç po ka Edi Rama . Natyrisht, krahas kësaj Kosova duhet t'i konsolidojë institucionet e veta dhe patriotizmin e qytetarëve të saj. Në momentin që në institucione të Kosovës nuk do të shihet flamur tjetër pos atij të Kosovës (pra as flamur të Shqipërisë as të Amerikës e të askujt tjetër), Serbia e humbë shpresën që, në bashkëpunim me Tiranën, do ta ndajë Kosovën. Kësi rasti do të dorëzohet e do ta njeh Kosovën.”, ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme