Spahiu tregon "një metodë efikase që Rrahman Jasharaj me e gjunjëzu Albin Kurtin" - NACIONALE

Spahiu tregon "një metodë efikase që Rrahman Jasharaj me e gjunjëzu Albin Kurtin"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka treguar një metodë më anë të së cilës kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj mund ta gjunjëzonte kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për grevën.

Sipas Spahiut, Jasharaj ka kindapuar shkollat por për të triumfuar duhet t’i kidnapojë fëmijët e që siç shkruan ai: “po ndodhë që 1 muaj në Kosovë”.

“Ka një metodë më efikase që Rrahman Jashari me e gjunjëzu Albin Kurtin: me I thirrë fëmijët në shkollë e mos me I lëshu me shku në shpi derisa Albin Kurti të dorëzohet. Ky gjest efikas kish me u quajtur kidnapim I fëmijëve, për dallim nga ajo që po ndodhë që 1 muaj në Kosovë, ku Rrahmani nuk I ka kidnapu fëmijët po fëmijëve ua ka kidnapu shkollat.”, ka shkruar Spahiu në Facebook.

Kujtojmë se SBAShK ka njoftuar se as sot nuk do të fillojë mësimi në Kosovë.

Lajme të ngjashme