Spahiu: Morëm vendim të rëndë për mbylljen e qumështores “Vita” për të paktën 7 ditë, investuam e nuk i lame fermerët asnjëherë - NACIONALE

Spahiu: Morëm vendim të rëndë për mbylljen e qumështores “Vita” për të paktën 7 ditë, investuam e nuk i lame fermerët asnjëherë

2 orë më parë

nga NACIONALE

Mbi 20 inspektorë zbarkuan te qumështorja “Vita” në Istog. Me urdhër të Ministrit në Detyrë të Bujqësisë, Armend Muja u bë kontroll e verifikim, derisa punëtorët u larguan jashtë objektit. Pas kryerjes së kontrolleve, qumështorja “Vita” është mbyllur përkohësisht.

Artan Spahiu, Drejtor i kësaj qumështore ka sqaruar se çfarë ndodhi aty. Ai e ka quajtur jokorrekte qasjen e ministrit Muja dhe vartëësve të tij. Poashtu i njejt ka bërë të ditur se janë detyruar ta mbyllin qumështoren, të paktën për shtatë ditët e ardhshme.

“Më duhet të ndaj një lajm jo të mirë për punëtorët. Sot u njoftova se kemi një kontrollë dhe kontrollet janë të mirëseardhura. Unë para dy muaje pata takim me ministrin Armend Muja, Hekuran Murati, Drejtorin e Doganës dhe unë i thash se jemi të hapur. Por, këta vendosen të vijnë sikurse ne të ishim kriminel. Mua mu dorëzua ky vendim, që ministri e ka marrë ekstra për neve. Për të na trajtuar si kriminel. Ne kemi investuar mbi 15 milionë euro, anipse rryma vazhdimisht na vie më shtrenjt. Ne jemi produkte të Kosovës, nuk jemi të Serbisë. Unë nuk e kam lënë anjë fermer. E kam mbajt premtimin. Por ju po e shkatërroni këtë. Ne kemi mar vendim si bord që ta mbyllim. Që është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër. Të paktën për 7 ditë. Dhe këta të ministrisë nuk brengosen, se këta punëtorë do të mbesin pa pagë dhe fermerët do ta gjuajnë qumështin.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Lajme të ngjashme