Spahiu me akuzë banale, pretendon se “e di” se si mediat në Kosovë financohen nga Serbia - NACIONALE

Spahiu me akuzë banale, pretendon se “e di” se si mediat në Kosovë financohen nga Serbia

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Nexhmedin Spahiu po pretendon se mediat në Kosovë financohen nga Serbia. Ai madje, po pretendon edhe se e di se si ndodhë kjo.

Spahiu përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, e ka lidhur këtë me kompani kosovare që importojnë në Serbi, e që sipas tij, blerjet disa prej tyre ua subvencionon shteti serb.

Krejt kjo, Spahiu me banalitet thotë se ndodhë me kushtin që shumën e parave që e ka dhuruar, shteti serbe t’ua jap mediave në Kosovë në formë sponsorizimesh apo reklamash, duke “ua diktuar atyre temat që trajtojnë”.

“E mandej Rron Gjinovci çuditet pse opinionistë e politikanë kosovarë po ia mbajnë krahun Serbisë e jo Kosovës.” – ka shkruar ai në fund.

Postimi i plotë:

Si I financon Serbia mediet kosovare?

Thjesht. Shumë kompani kosovare importojnë në Serbi. Disave prej tyre, blerjet e tyre ua subvencionon shteti serb me kushtin që shumën e parave që u ka dhuruar në këtë mënyrë shteti serb t'ua japin medieve kosovare në formë sponsorizimesh apo reklamash duke ua diktuar atyre temat çfarë do të trajtohen, opinionistët apo politikanët që do të ftohen dhe mesazhet e lajmeve dhe kronikave. E mandej Rron Gjinovci çuditet pse opinionistë e politikanë kosovarë po ia mbajnë krahun Serbisë e jo Kosovës.

Lajme të ngjashme