Spahiu kërkon që Prokuroria të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestën e PSD-së - NACIONALE

Spahiu kërkon që Prokuroria të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestën e PSD-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Opinionisti Nexhmedin Spahiut, ka reaguar ndaj veprimeve të PSD-së në protestën e së shtunës kundër Asociacionit.

Spahiu ka kërkuar nga Prokuroria që të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestë.

Ai është treguar edhe më i ashpër, duke kërkuar që policët që kanë qenë në detyrë gjatë protestës, të largohen nga puna dhe të dënohen.

Opozitarizmi nuk guxon me vu në lojë vlerat e shenjta kombëtare. Nuk poshtërohet flamuri kombëtar i Kosovës para ndërtesës së Qeverisë (dhe askund tjetër). Flamuri I Kosovës duhet të mbrohet me jetën e ushtarit e me jetën e policit. Policët që kanë qenë në detyrë duhet të largohen nga puna e të denohen. Simbolikat antiqeveritare të PSD duhet të manifestohen në forma tjera e jo me veprime antikombëtare. Kjo fyen çdo patriot të vendit përfshi ata që janë kundër Albin Kurtit. Prandaj prokuroria duhet të veprojë.” – ka shkruar Spahiu në Facebook.

Lajme të ngjashme