Spahiu: Abdixhiku me plot të drejtë ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë
Opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka përkrahur qëndrimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abixhiku që të mos e takojë presidentin e Shqipërisë në ambientet e Kuvendit të Kosovës.
Sipas Spahiut, Abdixhiku ka pasë të drejtë që ka refuzuar takimin pasi kërkesa për takim në Kuvend “nuk është qëndrim as vëllazëror e as miqësor”.
Më tej, ai ka thënë se takimet në vende neutrale bëhen vetëm kur ka probleme në konceptet e partive.
Shkrimi i plotë i z. Spahiu:
A mund të më tregojë dikush se çfarë problemi ka që një president shteti të takohet me liderin e një partie politike në selinë e asaj partie? Takohesh në një teren neutral vetëm atëherë kur ke probleme me konceptin e asaj partie. E pra Lumir Abdixhiku me plot të drejtë ka refuzuar takimin me presidentin e Shqipërisë në ambient "neutral". Më afrohesh deri te gardhi I shtëpisë e nuk do të futesh në shtëpi.... e jo nuk është ky një qëndrim as vëllazëror e as miqësor.
