Spahia: Për 70 anesteziologë ka nevojë QKUK-ja - NACIONALE

Spahia: Për 70 anesteziologë ka nevojë QKUK-ja

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Drejtori i Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv, Gazmend Spahia, ka thënë për Ekonomia Online ka thënë se ka mungesë të anesteziologëve në këtë klinikë.

Ai ka bërë të ditur se që nga viti 2020, 17 anesteziologë e kanë lënë vendin e punës ndërsa dy prej tyre kanë ndërruar jetë teksa dy do të pensionohen këtë vit.

Spahia ka thënë se aktualisht kanë nevojë edhe për 70 anesteziologë, duke e çuar numrin në 120, sa është parallogaritja.

Teksa Qendrën Klinike Universitare të Kosovës janë vetëm 51 anesteziologë.

“Në MIQ pacientët nuk mbesin keq fare, ne e kemi shpeshtuar numrin e kujdestarive, kështu që tani jemi në çdo të gjashtën ditë kujdestar edhe nëse na zvogëlohet numri i anesteziologëve, Njësitë kyçe dhe emergjenca do të jenë funksional në 24/7. Sipas një parallogaritje, për QKUK-në ka nevojë për 120 anesteziologë, dhe ne jemi vetëm 51, kështu që na nevojiten edhe 70”, tha ai.

Lajme të ngjashme