Sot vranët e me reshje shiu - NACIONALE

Sot vranët e me reshje shiu

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.

Mot i ngjashëm pritet edhe ditëve në vijim.

Nga e mërkura na mot me vranësira të shpeshta, intervale kohore me diell dhe riga ose vende-vende edhe rrebeshe lokale shiu, por intervalet pa reshje do të jenë më të gjata.

11.10 - Kryesisht me vransira dhe kohëpaskohe me reshje shiu, pasdite të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë.

12.10 - Kryesisht me vransira, ditën intervale të shkurta me diell.

13.10 - Kryesisht me vransira. Mundësi për riga lokale shiu.

14.10 - Mot i ndryshueshëm. Vransira, intervale me diell dhe kohëpaskohe reshje lokale shiu.

Temperaturat minimale shënojnë një rritje deri në 10C e 12C, e maksimalet zbresin nga 22C të hënën në 18C e 17C, që janë vlera më afër mesatareve për këtë periudhë kohore.

Fillimisht do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 3-7m/s, e nga mesi i javës verilindore 2-5m/s..

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale.

Lajme të ngjashme