“Sot vi me shkop, por vi çdo vit”: Walker në 25 vjetorin e Masakrën e Reçakut e kujton ngjarjen - NACIONALE

“Sot vi me shkop, por vi çdo vit”: Walker në 25 vjetorin e Masakrën e Reçakut e kujton ngjarjen

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Njeriu që evidentoi dhe i dha zë në mbarë botën asaj që po ngjante në Kosovë, asokohe Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, edhe sivjet kreu homazhe në Reçak të Shtimes – 25 vite pasi para të gjithë botës deklaroi se ajo çfarë kishte parë në Reçak ishte “krim kundër njerëzimit”; gjë që edhe do të shënonte pikëkthesën historike të Aleancës së Atlantikut të Veriut drejt bombardimit të Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.

Kjo nuk është vizita ime e parë në Reçak, mendoj se është e 21, 22 apo 23. Unë vij të nderoj fshatin Reçak, vij të përshëndes miqtë e mi, familje nga fshati Reçak, disa prej tyre i njoh prej 25 vitesh, disa fatkeqësisht kanë ndërruar jetë. Kjo është hera e parë që duhet të vij me shkop, por prapë dua të jem në Reçak në çdo rast që mundem. Për mua është shumë emocionuese”, ka thënë Walker para gazetarëve.

Lajme të ngjashme