Sot varroset Auron Myftari, i cili dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai i tij - NACIONALE

Sot varroset Auron Myftari, i cili dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai i tij

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot do të bëhet varrimi i Auron Myftarit, të riut i cili dyshohet se u ther për vdekje nga vëllai i tij, Gent Myftari.

Vëllai tjetër, Agon Myftari përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se familja nuk do të hapë të pame.

“Ju njoftojmë se varrimi i Auron (Hazir) Myftarit do të bëhet më 29 tetor 2024, me namazin e drekës (ora 12:00), në varrezat e qytetit në Arbëri”.

“Njëkohësisht, ju njoftojmë se për shkak të rrethanave, familja nuk do të hapë të pame. Pritja do të bëhet vetëm në varreza”, ka shkruar tutje Myftari.

Lajme të ngjashme