Sot varroset arsimtarja që u vra mizorisht nga burri i saj në Prishtinë - NACIONALE

Sot varroset arsimtarja që u vra mizorisht nga burri i saj në Prishtinë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Arsimtarja Sadije MIftari-Godeni, e vrarë nga bashkëshorti i saj një ditë më parë, pritet të varroset të shtunën në ora 14:00.

Kështu kanë njoftuar shkolla ku e ndjera ishte mësimdhënëse.

Sipas njoftimit të shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Dardania” në Prishtinë, e ndjera do të varroset në varrezat e qytetit në Arbëri.

“Njoftim. Varrimi i arsimtares Sadije Miftari-Godeni behet sot ne ora 14:00 ne varrezat e qytetit ne Dragodan. U prehtë ne paqe!”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se Sadije MIftari-Godeni u privua nga jeta ne orët e hershme të mëngjesit të së premtes, ku sipas Prokurorisë së Kosovës ishte qëlluar me sëpatë nga bashkëshorti i saj, tashmë i arrestuar 70 vjeçar.

Të njëjtit iu ka caktuar masa e paraburgimit derisa hetimet për ngjarjen po vazhdojnë.

Lajme të ngjashme