Sot varroset 40-vjeçari i cili para disa javëve vdiqnë ShBA duke e shpëtuar një fëmijë
Në marsin e këtij viti në mënyrë tragjike ka ndërruar jetë 40-vjeçare, kosovari Adem Qorri.
Qorri i cili kishte dekada që po jetonte në Amerikë në momentin tragjik kishte hyrë në ujë që ta shpëtonte një fëmijë i cili ishte zhytur në det në ujrat e Floridës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
E disa javë pas, trupi i pajetë i Ademit është sjellë në Kosovë për ta kryer kështu ceremoninë e varrimit.
Familjarët kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet nga ora 15:00.
40-vjeçari vdiq tragjikisht derisa po e shpëtonte një fëmijë në det teksa ditë më parë familjarët e tij treguan se si ndodhi ngjarja tragjike.
“Ata kanë shkuar në plazh për të festuar me ekipin, djali i tij së bashku më një shok kanë qëlluar në ujë kur edhe rryma e ujit është aktivizuar. Djalin e tij e ka shpëtuar trajneri i ekipit, ndërsa Ademi ka hy ta shpëtojë shokin e të birit. Atë e ka shpëtuar, por vetë nuk ka pas mundësi të dali pasi rryma e ujit e fuqishme nuk e ka lejuar”, kanë deklaruar familjarët e të ndjerit.