Sot thuhen fjalët përfundimtare për Salih Mustafën nga mbrojtja e tij dhe përfaqësuesi i viktimave - NACIONALE

Sot thuhen fjalët përfundimtare për Salih Mustafën nga mbrojtja e tij dhe përfaqësuesi i viktimave

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyra e Prokurorit të Specializuar, në Hagë ka kërkuar dënim maksimal për Salih Mustafën. Prokuroria ka kërkuar dënim prej 35 vitesh burgim për Calin, në lidhje me akuzat për ndalim arbitrar, torturë, trajtim mizor dhe vrasje. Këtë e ka bërë të ditur sot, në seancën ku u dha fjala përfundimtare.

Ndërsa, sot fjalët përfundimtare do t’i thonë mbrojtja e Mustafës dhe përfaqësuesi i viktimave.

Salih Mustafa, dyshohet se këto vepra penale për të cilat akuzohet nga Prokuroria, i ka kryer në Qendrën e Ndalimit në fshatin Zllash.

Lajme të ngjashme