Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht - NACIONALE

Sot pritet të fillojë numërimi i votave me kusht

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë me dije se sot do të nisë procesi i numërimit të votave me kusht.

Ai ka treguar se në të gjithë Kosovën kanë qenë 52 vendvotime ku qytetarët kanë mundur të votojnë me kusht.

Gjithashtu ai ka treguar se paralelisht do të fillojë edhe numërimi i votave të personave me nevoja te veçanta.

“Shtatë kutitë e mbetura do të fillojnë të numërohen në orët e mëngjesit të së mërkurës, ndërsa deri në mesditë pritet të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave nga diaspora”, ka deklaruar ai, duke dhënë detaje tjera.

“Po ashtu, do të fillojë numërimi i fletëvotimeve nga votimi me kusht, si dhe numërimi i votave të personave me nevoja të veçanta”, është shprehur Elezi.

Lajme të ngjashme