Sot në ora 11:00, PDK-ja e dorëzon edhe një ankesë në Gjykatën Kushtetuese - NACIONALE

Sot në ora 11:00, PDK-ja e dorëzon edhe një ankesë në Gjykatën Kushtetuese

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të dorëzojë një tjetër lëndë në Gjykatën Kushtetuese. Më saktë, në ora 11:00, PDK-ja do të dorëzojë ankesën kundër projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil.

Ndryshe, këtë lajm dje e kishte konfirmuar për Nacionalen, Avokati i Grupit Parlamentar të PDK-së, Faton Fetahu.

“Siç e dini, javën që shkoi, shumica parlamentare e miratoi Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, përmes të cilit ligj, përfundimisht për të dytën herë më radhë brenda dy viteve, institucionalizohet përpjekja jokushtetuese për kapjen dhe nënshtrimin e këtij institucioni të pavarur kushtetues. Ashtu siç e kontestuam dy vite më parë vendimin për shkarkimin e anëtarëve të këtij institucioni, edhe tani, mund të konfirmoj se do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës vlerësimin e kushtetutshmërisë së ligjit të miratuar një javë më parë, në mënyrë që propozimet jo kushtetuese të tij, të anulohen.” – deklaroi dje Fetahu.

Lajme të ngjashme