Sot marshohet në Shkup për katërshen e UÇK-së - NACIONALE

Sot marshohet në Shkup për katërshen e UÇK-së

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Forumi Rinor Shqiptar ka njoftuar se sot do të organizojë një aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që ndodhen në Hagë.

Në prag të verdiktit përfundimtar, ky mardh do të organizohet në Sheshin “Skënderbej” në Shkup, duke nisur nga ora 18:00.

“Forumi Rinor Shqiptar organizon aktivitet sensibilizues në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët ndodhen në Hagë, në prag të verdiktit përfundimtar. Nesër ftojmë të gjithë shqiptarët të mblidhemi për ti dhënë një mesazh gjykatës se ata të cilët u vunë në shërbim të lirisë nën emblemën e UÇK-së nuk ka gjykatë që i gjykon sepse UÇK-ja është e pastërt.Nga Shkupi do të përcjellim zërin tonë të fuqishëm të solidaritetit dhe mbështetjes”, është thënë në njoftimin e këtij forumi.

Lajme të ngjashme