Sot i jepet lamtumira e fundit gruas që u vra dje në Pejë
Sot i jepet lamtumira e fundit Gjyljeta Ukellës, e cila dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj Edmond Lajqi mëngjesin e së martës në Pejë.
Varrim do të bëhet në ora 16:00 në varrezat e qytetit, ndërsa funerali niset nga shtëpia e së ndjerës në rrugën “Sali Ukella”.

Vrasja e sotme e Gjyljeta Ukellës nga bashkëshorti i saj në Pejë ka nxitur reagime të shumta.
Pas dënimit të këtij rasti makabër, personalitete të ndryshme në rrjete sociale kanë kërkuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shpall ditë zije.
Përmes një komunikate për medie, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në dy rastet e fundit të vrasjes së grave, rasti në Ferizaj dhe në Pejë, policia ka marrë veprime konkrete dhe ka arrestuar të dyshuari duke i dërguar para organeve të drejtësisë.