"Sot është një ditë turpi", Daçiq s'lë gjë pa thënë për Asamblenë Parlamentare të KiE-së pas votimit 'pro' Kosovës
Në lidhje me votimin e raportit të Bora Bakoyanis që fton KiE-në të pranojë Kosovën si anëtare të saj, kryediplomati serb, Ivica Daçiq sulmoi përkrahësit e Kosovës duke thënë se 16 prilli është “ditë e turpshme në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës”.
Sipas RTS, Daçiq citohet të ketë thënë se shteti serb do të luftojë "me të gjitha forcat" për të penguar kalimin e votimit në Komitetin e Ministrave.
“Sot është një ditë turpi në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës" tha Daçiq, raporton radiotelevizioni serb.