Sonte finalet e turneut të futsallit Turnament Prishtina
Turneu i futsallit Turnament Prishtina do të mbyllet sonte me ndeshjet finale në të gjitha kategoritë në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet, në të cilën Gazeta Nacionale arriti deri në gjysmëfinale.
Bjorni kundër Smolicës do të jetë finalja kryesore, mes profesionistëve të futsallit, dhe do të zhvillohet në orën 21:00.
Por para kësaj ndeshjeje kryesore, në program janë finalet në kategoritë e tjera.

Nata finale do të nisë me finalen e mediave mes KTV-së dhe FFK-së, në orën 18:00, e ndjekur nga finalja e grave mes Bazelit dhe Mitrovicës.
Në orën 19:00 do të zhvillohet finalja e të rinjve mes Kosova VR U15 dhe Podujeva U15, ndërsa finalja mes Rilindja U13 dhe Top Football U13 luhet në orën 20:00.
Veteranët dhe Ambasada gjermane do të përballen në një finale në orën 19:30.
Ndërsa finalja e personave me nevoja të veçanta luhet në orën 20:30, e fundit para finales së madhe mes Bjornit dhe Smolicës.
Gazeta Nacionale arriti deri në gjysmëfinale të këtij turneu, ku u mposht 1:0 nga FFK-ja. Paraprakisht, Nacionale e kishte mundur 5:1 Zërin në një të tetën e finales dhe 3:0 ATV-në në çerekfinale.
