Sondazhi: 43 për qind s’do ta votonin "definitivisht" një parti që mbështet martesat e së njëjtës gjini - NACIONALE

Sondazhi: 43 për qind s’do ta votonin "definitivisht" një parti që mbështet martesat e së njëjtës gjini

1 vit më parë

nga NACIONALE

RTV Dukagjini ka publikuar një të dhënë të një sondazhi të kryer nga Ubo Consulting gjatë shtatorit.

Pyetja e shtruar nga televizioni ishte interesante.

“A do ta votoni një parti politike që mbështet legalizimin e martesave të të njëjtës gjini?” – ishte pyetja e sondazhit, që ka marzh të gabimit plus/minus 3 për qind.

43.4 për qind e respodentëve kanë thënë se “definitivisht nuk do ta votoja”.

Ndërsa 17.9 për qind vlerësuan se “me gjasë nuk do ta votoja”.

Ndërsa 20.2 për qind deklaruan se “me gjasë do ta votoja” dhe vetëm 6.7 për qind theksuan se definitivisht do ta votoja.

Lajme të ngjashme