Sondazhet sugjerojnë se Harris mund të jetë më i mirë se Biden ndaj Trump
Vetëm një ditë pasi Presidenti Joe Biden njoftoi se do t'i jepte fund fushatës së tij të rizgjedhjes dhe mbështeti zëvendëspresidenten Kamala Harris që të ishte kandidatja demokrate që do të përballet me ish-presidentin Donald Trump në garën presidenciale të këtij viti.
Sipas CNN, një sondazhi i kryer përpara njoftimit të Biden ofron indikacione se si një fushatë e Harris për President mund të përpiqet të përmirësojë pozicionin e Bidenit në garë.
Sondazhi testoi mbështetjen e Biden kundër Trump në vazhdën e debatit presidencial dhe gjithashtu shikoi se si do të shkonte Harris në një përballje hipotetike me ish-presidentin.
Në përgjithësi, Harris siguroi 45% mbështetje ndaj 47% të Trump në mesin e votuesve të regjistruar në mbarë vendin.