Sondazh: Vetëm 2% thonë që veteranët duhet të marrin pension aq sa po marrin, 87% kërkojnë më shumë se 250 euro - NACIONALE

Sondazh: Vetëm 2% thonë që veteranët duhet të marrin pension aq sa po marrin, 87% kërkojnë më shumë se 250 euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ligji për Pagën Minimale nuk do të dekretohet nga Presidentja Vjosa Osmani pa u shqyrtuar nga Gjykata Kushtetuese ku u dërgua nga AAK-ja. Por, mos-përfshirja e veteranëve në atë ligj ka nxitur shumë reagime. Nacionale së fundi e hapi një sondazh për të kuptuar sentimentin e qytetarëve për veteranët.

Në sondazhin e Nacionales u shtrua pyetja: “Sa duhet të jetë pensioni për veteranët e papunë të UÇK-së?”

Administratori i gazetës në faqen e saj në Facebook i vendosi katër alternativa: 1) 170 euro (aq sa është); 2) 250 euro (sa po kërkohet nga veteranët); 3) Më shumë se 250 euro; 4) 0 euro.

Për habi, nga 3193 vota që janë dhënë deri tash del se shumica e lexuesve të Nacionales duan që veteranët e papunë të marrin edhe më shumë se 250 euro sa do të merrnin po të përfshiheshin në Pagën Minimale.

87% kanë votuar “Më shumë se 250 euro”.

250 euro kanë votuar 8 për qind.

Vetëm 2 për qind kanë votuar për 170 euro, aq sa edhe marrin. Ndërkohë, 3 për qind kanë votuar që ata të mos e marrin asnjë para.

Lajme të ngjashme