S’ndalet Peci: TV Dukagjini me skemë kriminale ndaj meje, Debat Plusi i jep minutazhë dhunuesit të hapësirës publike - NACIONALE

S’ndalet Peci: TV Dukagjini me skemë kriminale ndaj meje, Debat Plusi i jep minutazhë dhunuesit të hapësirës publike

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Faton Peci, nuk ka ndalur akuzat ndaj televizionit Dukagjini dhe emisionit Debat Plus. Ai i është referuar gazetarit Lirim Mehmetaj (pa e përmendur me emër) Kështu u shpreh Peci, në tëvë1.

“Nuk jam i ashpër me mediat. Jam tepër i butë në raport me skemën kriminale. Unë kam thënë disa medie në thonjëza, nuk flas kurrë në konotacion negativ për mediat në Kosovë.

Unë në televizioin dhe debatin që është vënë në shënjestër një vit kundër meje, kam qenë hiç më pak se nëntë herë.

Nëntë herë jam ballafaqu me një skemë kriminale të goditjes nën brez. Po flas për emisionin Debat Plus, ku është i vetmi program ku janë nda edhe minutazhë për ata që e kanë mision për me m’linçu.

Kam fakte për këtë. Ky televizion ka fillu me nda skemën programore, duke ia dhuru hapësirën mediale një personi që për mua është dhunues në Kosovë përmes hapësirës mediale që i dhurohet dhe ku ka proklamuar se kinse ministri i Bujqësisë ka marrë ryshfet nga kompania Apetiti. Disa herë i jam drejtuar organeve të Prokurorisë dhe drejtësisë.

Nëse dikush del në televizion dhe del akuza kaq të rënda, shumë e lehtë, e fton personin në fjalë dhe i thu na jep burimin e informacionit.

Ai ka qenë fillimi i një skeme të orkestrume. Ai ka vazhdu në mënyrë sistematike dhe kanë kulmuar me exit polle, me distancë prej 23%””, tha ai në tëvë1.

Lajme të ngjashme