Smajljaj tallet keq me Kurtin: Pa diasporën e Kosovës as Britania s`do të ishte dikur fuqi që shtrihej gjithandej - NACIONALE

Smajljaj tallet keq me Kurtin: Pa diasporën e Kosovës as Britania s`do të ishte dikur fuqi që shtrihej gjithandej

1 vit më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka ironizuar me pretendimet e kryeministrit Albin Kurti se diaspora e Kosovës e ka zhvilluar Gjermaninë dhe Zvicrën.

Ai është tallur me deklaratat e Kurtit, duke thënë se pa diasporës e Kosovës as Britania e Madhe nuk do të ishte perandori.

“Nuk është zhvilluar vetëm Gjermania e Zvicra nga diaspora jonë, siç po thuhet tani në fushatë nga KM. Edhe Britania nuk është keq, falë diasporës sonë. Mos të ishte diaspora jonë, Britania nuk do të ishte dikur fuqi që shtrihej gjithandej, ku nuk perendonte dielli asnjëherë. P.S. Diasporë, na i jepni votat, se po flasim mirë për juve, dhe po iu duam në fushatë”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme