Smajljaj: Rritet numri i ministrive, por jo edhe cilësia e ministrave - NACIONALE

Smajljaj: Rritet numri i ministrive, por jo edhe cilësia e ministrave

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj e ka vlerësuar si të gabueshëm rritjen e numrit të ministrive në Qeverinë Kurti 3.

Ai ka bërë me dije se një gjë e tillë nuk e rrit cilësinë e qeverisjes.

Sipas tij, shumica e ministrave e kanë dëshmuar performancën e tyre të dobët.

“Rritet numri i ministrive, por jo edhe cilësia e ministrave/eve. 20 ministri, në shumicën e tyre ministra/e të dëshmuar me performancë të dobët. Kjo tregon a janë shtuar ministritë për përmirësim të performancës, apo për të rehatuar njerëz të partisë me taksa të qytetarëve. Ata/ato që e kanë synin me punu e me zhvillu vendin nuk ju duhen shumë ministri, dhe në ministri emërojnë kuadrot më profesionale e më të përgjegjshme që ka vendi e përtej vendit. Hajt se mirë o, nëse mundet edhe pak me u rrit paga minimale, shtesat, edhe 100shet, kaq na mjafton”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook.

Lajme të ngjashme