Smajljaj: Rreziku më i madh i Kosovës është Anti-Amerikanizmi
Analisti Avdi Smajljaj, ka komentuar ngjarjet e fundit politike në vend, pas tensioneve në veri.
Me anë të një postimi në Facebook, Smajljaj ka thënë se rreziku më I madh për Kosovën është antiamerikanizmi.
“Rreziku më i madh i Kosovës është Anti-Amerikanizmi.
Kauzat retorike fiktive të krijuara aktualisht në Kosovë janë duke e promovuar hovshëm Anti-Amerikanizmin, duke e paraqitur ShBA-në se po e rrezikoka sovranitetin e integritetin territorial të vendit”, ka shkruar ai.
Tutje, ai ka treguar se cilat janë dëmët e antiamerikanimit për Kosovën.
“Anti-Amerikanizmi për Kosovëm nënkupton rrënimin e themeleve të shtetit dhe humbjen e të vetmës garancë serioze për mbrojtjen e shtetit.
Nga vjen ky luks për të prerë degën që na mbanë, është e pashpjegueshme.
Nuk jemi vend i parë në botë, ku politikat e vendit dalin kundër interesave të qytetarëve e të vendit. Ka këso raste plot në histori”, ka shkruar ai.
‘Mbrojtja e mbështetjes nga ShBA, është interes mbi të gjitha interesat që ka vendi”, ka thënë Smajljaj.
