Smajljaj reagon për shkrimin e 14 shkurtit të Donika Gërvallës: Paska premtime që u doli boja shumë shpejt
Profesori Avdi Smajljaj ka reaguar për një shkrim të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, në lidhje me 14 shkurtin 2021, ditën kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet parlamentare.
Smajljaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në shkrimin e saj, ka ende premtime që “u doli boja shumë shpejtë”.
Ai madje, ka rënditur edhe edhe disa pika, që do të duhej të përmendëshin sikur shkrimi të ishte i vitit 2023.
Reagimi i plotë:
Ky shkrim.i znj.Ministre qenka shkruar më 14 Shkurt 2021. Ende paska premtime që u doli boja shumë shpejtë.
Sikur të ishte i vitit 2023, do të duhej të përmbante si në vijim:
1. Ndryshimi për çka votuan masivisht qytetarët para dy viteve, nuk e bëmë asnjëherë, madje as nuk kemi ide, dije, vizion, e politika për të bërë atë ndryshim, në çka shpresuan masat popullore shumë.
2. Shëndetësia është më keq, se që ishte.
3. Arsimi është më keq, se që ishte.
3. Drejtësia është më keq, se që ishte.
4. Kapja e shtetit e institucioneve është dinamike, në formën e kolonizimit ideologjik të institucioneve, ndërmarrjeve, e shtetit.
5. Nepotizmi, familjarizmi, klientelizmi, është njëjët siç ishte, përderisa ju morët vota për ta luftuar këtë sëmundje institucionale.
6. Politika e jashtme e diplomacia është me keq se kurrë, që nga shpallja e pavarësisë.
7. Infrastruktura është më keq, se që ishte.
8. Energjia është njësoj.
9. Ekonomia nuk mbahet në mend më keq që nga paslufta.
10.Investimet janë njësoj, në mos më keq.
11. Ikja e njerëzve, më keq se që ishte.
12. Shpresa nuk ka qenë asnjëherë më e vogël.
.....