Smajljaj: Pse në asnjërën prej intervistave kryeministri nuk u pyet për arsimin? - NACIONALE

Smajljaj: Pse në asnjërën prej intervistave kryeministri nuk u pyet për arsimin?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj është shprehur i brengosur se pse në asnjërën prej dy intervistave të fundit kryeministri Albin Kurti nuk është pyetur për çështjen e arsimit.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo ndoshta ka ndodhur për faktin se ky sektor nuk është parë si shumë i rëndësishëm.

Sipas tij, kur arsimi konsiderohet me prioritet nga shoqëria civile, mediat dhe opozita as qeveria nuk mund të ikë nga kjo përgjegjësi.

“Në asnjërën prej dy intervistave të fundit të KM nuk iu bë pyetja pse mungojnë dhe nuk kanë filluar ende reformat në arsim. Ndoshta arsimi nuk është konsideruar si i rëndësishëm. Kur arsimi konsiderohet me prioritet nga shoqëria civile, mediat, opozita, shoqëria në përgjithësi, atëherë as qeveria nuk mund të ikë nga kjo përgjegjësi. Kur kjo mungon, atëherë se sa do të jetë prioritet arsimi (ose gjërat tjera) varet nga ndërgjegja që ka qeveria. (Nëse ka qenë kjo pyetje, dhe më ka ikur duke mos e dëgjuar në vazhdimësi intervistën, kërkoj falje)”, ka shkruar Smajljaj.

Lajme të ngjashme