Smajljaj: Përkujtimi i Gjingjigjit dëshmoi se kemi probleme me zyrtarë në Serbi, e jo me politikën e Serbisë ndaj Kosovës - NACIONALE

Smajljaj: Përkujtimi i Gjingjigjit dëshmoi se kemi probleme me zyrtarë në Serbi, e jo me politikën e Serbisë ndaj Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Politologu Avdi Smajljaj ka thënë se përkujtimi që kryeministri Albin Kurti ia bëri ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjigj tregoi se vendi ka problem me zyrtarë të caktuar në Serbi, e jo me politikën zyrtare të Serisë ndaj Kosovës.

Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Smajljaj ka ironizuar dukethënë se pas këtij përkujtimi, “BE-ja e ka përkeqësuar qëndrimin ndaj Serbisë”.

“Në fakt kjo dëshmojë se ne kemi probleme me zyrtarë të caktuar në Serbi, e jo me politikën zyrtare të Serbisë ndaj Kosovës, që është kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës. Kështu synohej nga udhëheqësit tonë edhe të krijohej qëndrimi i BE-së për Serbinë, se ka potencial për të destabilizuat rajonin, sikurse Rusia në Ukrainë.” – ka shkruar tutje ai.

Në fund, ai ka thënë si vijon: “Në fakt, kjo qasje vetëm se e faktorizojë edhe më shumë Serbinë, duke e bërë BE të kërkojë nga ne të bëjmë kompromise edhe më shumë, për të zgjidhur problemet në këtë pjesë të Evropës.”.

Reagimi i plotë:

Pas përkujtimit që ia bënë udhëheqësit tonë z.Gjingjiqjit, BE-ja ka përkeqësuar qëndrimin ndaj Serbisë!

BE-ja është aq e painformuar, sa që nga deklaratat tona ajo krijon, ndryshon, transformon pikëpamjet e qëndrimet e veta!!! 😅

Në fakt kjo dëshmojë se ne kemi probleme me zyrtarë të caktuar në Serbi, e jo me politikën zyrtare të Serbisë ndaj Kosovës, që është kundër ekzistencës së shtetit të Kosovës.

Kështu synohej nga udhëheqësit tonë edhe të krijohej qëndrimi i BE-së për Serbinë, se ka potencial për të destabilizuat rajonin, sikurse Rusia në Ukrainë.

Në fakt, kjo qasje vetëm se e faktorizojë edhe më shumë Serbinë, duke e bërë BE të kërkojë nga ne të bëjmë kompromise edhe më shumë, për të zgjidhur problemet në këtë pjesë të Evropës.

Tregom sa je faktor, të tregoj ku e ke vendin në politikën ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme