Smajljaj për ndeshjen e futbollit VV-PDK: I kanë ba politikat për me zhvillu vendin, veç edhe topi iu ka mbet mangu
Politologu Avdi Smajljaj, ka reaguar pasi deputetët e VV-së zhvilluan një ndeshje futbolli me disa deputetë të PDK-së.
Ai ka kritikuar duke thënë se “i kanë ba politikat për me zhvillu vendin, veç edhe topi iu ka mbet mangu.”
Më tej, ai ka ironizuar duke thënë se le ta bëjnë një ligë të futbollit të partive.
Shkrimi i tij:
I kanë ba politikat për me zhvillu vendin, veç edhe topi iu ka mbet mangu.
Partitë tona ndoshta në futboll japin diçka, ndoshta nuk janë sikurse në politikë.
Do të ishte mirë ndoshta me zhvillu ligën e futbollit të partive, por ka shumë parti, veç mi ba dy liga, superligën edhe ligën e partive politike kampione në futboll.
Rrezik i kapin edhe ligat.
Qytetarët edhe ashtu tifo bëjnë sikurse në futboll, pse mos me u orientu partitë drejt topit.