Smajljaj kërkon kushte më të mira të punës për policinë: Krerët institucionalë të reflektojnë
Politologu Avdi Smajljaj ka kërkuar përmirësim të kushteve për Policinë e Kosovës.
Duke komentuar lëvdata e krerëve institucionalë për këtë institucion në 25 vjetorin e themelimit, ai ka thënë se në këtë përvjetor do të duhej reflektuar.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se policia meriton kushte më të mira të punës.
“Krahas ceremonisë së fjalëve miradie, siç bëjmë ne zakonisht, në 25 vjetorinë e themelimit, do të duhej reflektuar për kushtet jo të mira të punës me të cilat përballet policia”, ka shkruar ai.