Smajljaj flet për lëvdatat ndaj politikanëve vetëm për t’u hyrë në qejf: Kemi të bëjmë me servilizëm
Njohësi i çështjeve politike, Avdi Smajljaj në një shkrim të fundit flet për servilizmin.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “Nëse deformimi i personalitetit ka shkuar deri në atë nivel ku u thuren lavde madhërimi udhëheqësve politik e të pushtetshmëve, e bëhen veprime jo të dinjitetshmëve për t'u hyrë në qejf udhëheqësve politik e të pushtetshmëve, atëherë kemi të bëjmë me çrregullimin që njihet si Servilizëm”.
Tutje, Smajljaj ka shkruar se “servilizmi mund të shërohet”.
“Servilizmi është sëmundje e shërueshme, mund të shërohet, vetëm se do trajtim rigoroz, të gjatë, dhe të kujdesshëm.
Te ne druaj se edhe nuk mund të shërohet fare. Eshtë i tejshtresëzuar.” – ka thënë ai.
Ndërkohë, këto deklarata vijnë pas lëvdatave që Haxhi Avdyli, deputeti i VV-së, ia bëri kryeministrit Albin Kurti.