Skulptori që e skaliti historinë e Leotrim Ahmetit: Ia kam parë lotët… - NACIONALE

Skulptori që e skaliti historinë e Leotrim Ahmetit: Ia kam parë lotët…

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Skulptori Sabri Behramaj ka treguar për përjetimet e tij derisa ka punuar me skulpturën e vogëlushit Leotrim Ahmeti, i cili ishte vrarë në vitin 1998 nga forcat serbe.

“Tre muaj sa kam punuar me Leutrimin kam biseduar me të, i kam parë lotët e tij. Është financim komplet i imi e i familjes time vetëm për ta realizu skulpturën e tij. Unë e kam përjetu luftën, i kam përjetu edhe krimet e serbëve në Kosovë”, ka thënë ai në T7.

“Kam kontaktuar me Komunën e Skenderajt sa i përket projektit tim, si kryetari Fadil Nura po ashtu edhe nënkryetari Sami Lushtaku kanë pranuar menjëherë dhe e kanë ndarë një tokë në qendër të Komunës. Më 18 qershor do të vendoset kjo skulpturë në Skenderaj për nderë të ditës së çlirimit”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme