“Skenderaj, cofni tash”, Musliu shpërndan një foto fyese për Drenicën: Përçarja e popullit erdhi nga politika e fëlliqur
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shpërndarë një fotografi të përmbytjeve nga Skenderaj, në të cilën ka një mbishkrim fyes për qytetarët e kësaj komune.
Ajo ka bërë me dije se kjo fotografi është pasojë e një urrejtjeje të kultivuar me vetëdije ndër vite.
Në profilin e saj në Facebook, Musliu ka aluduar se një mbishkrim i tillë është bërë nga përkrahësit e VV-së.
Sipas saj, një pjesë e politikës e ka futur përçarjen e thellë në shoqërinë kosovare.
“Kjo nuk nuk është foto e thjesht me një mbishkrim i ulët, kjo është pasojë e një urrejtjeje të kultivuar me vetëdije ndër vite. Populli ynë nuk u përça vetë. Ai u përça nga politika e fëlliqur, nga individë që jetuan duke mbjellë ndarje për të fituar pushtet, ndikim dhe vëmendje. Kush e solli popullin tonë deri në këtë pikë? Politikanë të dështuar, zëra të papërgjegjshëm dhe individë pa busull morale, që urrejtjen e përdorën si mjet për pushtet dhe klikime. Ata që e normalizuan talljen, e ushqyen cinizmin dhe e vranë empatinë derisa sot një fatkeqësi quhet “humor”.”, ka shkruar ai.