“Skena për ju, patriot”: Bajrami i shtron disa pyetje Muratit, pasi ky i fundi i poziconoi me Listën Serbe - NACIONALE

“Skena për ju, patriot”: Bajrami i shtron disa pyetje Muratit, pasi ky i fundi i poziconoi me Listën Serbe

1 vit më parë

nga NACIONALE

Hekuran Murati, deputet i Vetëvendosjes, e pozicioni të gjithë ish-opozitën me Listën Serbe si bashkëpunëtor. Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ia shtroi disa pyetje dhe ia dha “skenën” për t’u përgjigjur.

Postimi i plotë:

Shihni hipokrizinë e Hekuran Muratit

I paska quajtur partitë shqiptare parlamentare bashkëpunëtore të Listës Serbe, ndërkohë që njerës prej tyre – LDK-së pesë herë në ditë i çojnë fjalë: “A po vjen me bashkëqeverisë''.

Në anën tjetër, Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje e ka pasur një shans të artë për ta shpallur Listën Serbe organizatë terroriste pas sulmit në Banjskë ku ra dëshmor Afrim Bunjaku, por nuk e ka bërë një gjë të tillë, sepse të gjithëve na kujtohen inqizimet e shefes së grupit, Mimoza Kusari, duke u koordinuar për pagat e veteranëve me Listën Serbe “Allo brate”.

Dhe e fundit, tashmë të gjithë e kanë të qartë se sa herë që i vjen erë korrupsion krejt Lëvizjes Vetëvendosje, ata provojnë me luajtë ''patriotin'', kinse të tjerët janë me Serbinë.

Tregona Hekuran, si ndodhi që në qeverinë tuaj EFT-ja e Vuk Hamoviqit i monopolizoi të gjitha linjat e transmetimit të energjisë: Mal i Zi - Kosovë, Maqedoni e Veriut - Kosovë, dhe anasjelltas?

Dhe si ka mundësi që Kosova ka paguar deri në 798.32 Euro për transportin e vetëm një MWh energji elektrike?

The floor is yours, “patriot”.

Lajme të ngjashme