Skandaloze: Kurti instrumentalizon një fëmijë në luftën e tij kundër Rrahman Jasharajt
Një ndodhi krejt skandaloze ka ngjarë në vizitën e kryeministrit Albin Kurti në Podujevë.
Gjersa, kryetari i kësaj komune, Shpejtim Bulliqi po fliste, një vajzë e vogël iu afrua z.Kurtit, i cili e përfaqoi vajzën e vogël me emrin Aurora.
Pasi Bulliqi pushoi së foluri, Kurti tregoi se çfarë, sipas tij, i tha vajza e vogël me emrin Aurora.
“Mesiguri jeni krejt kureshtar ta dini se çka më tha Aurora. Erdh edhe më tha në vesh: “unë po du me nejt në shkollë”. Kjo ka ardh në shkollë, edhe po do me nejt në shkollë. Edhe unë kur kam qenë fëmijë, kam thanë që ma mirë në shkollë, se në shpi. E kur jam rrit, kam thanë më mirë n’punë se në shpi”, tha Kurti, gjersa përcillej me shumë kërshëri e buzëqeshje nga Bulliqi me vartësit e tij.