Skandaloze: Flamuri serb në hartën e Kosovës tani edhe në basketboll - NACIONALE

Skandaloze: Flamuri serb në hartën e Kosovës tani edhe në basketboll

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Flamuri serb me hartën e Kosovës është shfaqur sërish, këtë herë në ndeshje basketbolli.

Bëhet fjalë për ndeshjen ndërmjet dy ekipeve serbe, Partizani dhe Crvena Zvezda në Euroligë, ku në një video të publikuar u pa ky flamur.

Në një palestër ku ishin të pranishëm mijëra tifozë, mbi ta shihej flamuri serb në hartën e Kosovës.

Kujtojmë, se ky flamur u shfaq edhe në dhomat e zhveshjes të Serbisë, në humbjen që pësuan ndaj Brazilit.

Përndryshe, FIFA e dënoi Federatën Serbe me 21 mijë dollarë.

Lajme të ngjashme