FIFA e dënon Serbinë për flamurin serb në hartën e Kosovës
Shtëpia e futbollit, FIFA e ka gjobitur Federatën e Serbisë me 21 mijë dollarë pas flamurit serb në hartën e Kosovës që vendosen në dhomën e zhveshjes.
Pas humbjes 2:0 të Serbisë ndaj Brazilit, në dhomat e zhveshjes u shfaq flamuri që e paraqiste Kosovën si pjesë të Serbisë, derisa edhe shkruhej "Nuk dorëzohemi".
Pas kësaj, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), u ankua në FIFA, që fillimisht nisi hetimi.
Tani, FIFA ka bërë të ditur se e kanë gjobitur Federatën Serbe me 21 mijë e 312 dollarë.
Skandali i madh me flamurin serb në hartën e Kosovës
Pas humbjes nga Brazili, dy futbollistë serbë u raportua se vendosen këtë flamur, por asnjëri nuk e mori përsipër fajin.
Në atë flamur tregohej një hartë të Serbisë që përfshinte edhe Kosovën duke e vendosur si territor i saj dhe sloganin "Nuk dorëzohemi".
Pavarësisht që u bë virale në të gjitha rrjetet sociale askush nga Federata Serbe nuk foli për këtë çështje duke refuzuar ta komentojë situatën pavarësisht pyetjeve të gazetareve në konference për media.
Një gjobë më të madhe e mori edhe Federata Kroate me 50 mijë franga zvicerane (53 mijë dollarë) pasi tifozët e ekipit abuzuan verbalisht dhe talleshin me portierin kanadez Milan Borjan, i cili ka lidhje familjare serbe.
Sidoqoftë, Federata Serbe pritet të gjobitet edhe shkaku i përzgjedhësit të tyre, i cili shau me nënat shqiptare pas golit të dytë që pësuan në humbjen ndaj Zvicrës.
