Skandalizon Basha, e sulmon opozitën: Si duket janë prek shumë që e ndalëm dinarin!
Dimal Basha, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, ka komentuar sërisht reagimet vendore e ndërkombëtare për vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarit.
Në fakt, Basha ka shkruar një status me përmbajtje goxha problematike. Ai ka akuzuar opozitën, duke shkruar se si duket po u pengon ndalimi i dinarit.
Tutje, ai ka aluduar se opozita, nëse rikthehet në pushtet, do të kthejë zgjedhjet e Serbisë e Milan Radojiçiqin, i kërkuar ndërkombëtarisht nga Kosova për sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit.
“Edhe opozita po ankohen për vendimin, si duket edhe këta janë prek shumë që e ndalëm dinarin!
Opozitë e dashur, tregoni popullit që kur t’vini në pushtet keni me u koordinu edhe me kthy dinarin, zgjehdhjet e Serbisë, barikadat, kriptovalutat, e qe besa edhe Radojçiçin se ju duhet me ua ba pushtetin!” – shkroi ai.