Skandali që na iku: Në letrën e Gërvallës shkruhet gabimisht vetë emri i Ministrisë së Jashtme - NACIONALE

Skandali që na iku: Në letrën e Gërvallës shkruhet gabimisht vetë emri i Ministrisë së Jashtme

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, i ka dërguar një letër presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Theodoros Rousopoulos, duke u zotuar se Kosova do të përgatisë një draft për Asociacionin dhe do ta dërgojë atë në Gjykatë Kushtetuese. Në këtë letër ekziston një gabim elementar në gjuhën angleze në emrin e ministrisë që Gërvalla-Schwarz e drejton.

Në krye të letrës, nën stemën e Republikës së Kosovës, në vend se të shkruhet “Ministry of Foreign Affairs and Diaspora”, është shkruar “Ministry of Foreing Affairs and Diaspora”. Pra, gabimi është te mbiemri “Foreign” (I jashtëm/e jashtme).

Më herët të enjten, gazeta “Nacionale” raportoi se në të njëjtën letër, emri i Kosovës ishte i shkruar në dy forma në gjuhën angleze – Kosovo dhe Kosova.

Lajme të ngjashme