Skandali Berishaj: PDK del në konferencë për media pas kallëzimit penal
Partia Demokratike e Kosovës pas pak do të mbajnë konferencë për media. Kjo konferencë pritet të mbahet pas ngritjes së kallëzimit penal të ngritur sot nga ana e Agjencisë Kundër Korupsion (AKK). Konferenca e PDK-së pritet të fillojë në ora 13:30.
Për rastin Berishaj, Nacionale ka raportuar në vazhdimësi.
Kallëzimi penal ndërlidhet me mos-deklarimin e kompanisë që Berishaj e posedon në Mal të Zi.
“Rasti me të gjithë dokumentacionin përcjellës me datë 05.08.2022 me Kallëzim Penal është përcjellë në Prokurorinë e Shtetit për procedim penal të mëtutjeshëm”, thuhet në njoftimin e AKK-së për gazetën Nacionale.
