Skandal, Alisa Braho e jep verdiktin për Thaçin dhe të tjerët: Nuk ju dalin nga burgu
Alisa Braho, analiste nga Shqipëria, që frekuenton në T7, ka bërë një deklaratë skandaloze gjatë emisionit të sotëm. E ftuar në emisionin “Pressing”, ku u diskutua për ““Radikalizimin” e Osmanit dhe Konjufcës për Asociacionin”, Braho u përplas me Valon Sylën dhe Ilir Mirenën.
“Ti japësh kaq zor, as ministër nuk të bëri Hashim Thaçi, as zëvendësministër. Hajde, a u kry” – dëgjohet teksa thotë zonja Braho, analiste nga Shqipëri.
E fjalën pas saj e merr z. Valon Syla, analist, i cili e akuzon Albin Kurtin, kryeministër i Kosovës, se po u ikë debatëve, ndërsa e dërgon Brahon në emisione të thotë se nuk ka asociacion.
“U ikë nga debati me gazetarë dhe media, u mshef dhe i ka qitë gjinën si Alisa me thanë s’ka asociacion” – deklaroi Syla.
Por zonja Braho e bënë edhe një deklaratë jashtëzakonisht skandaloze, teksa po largohej nga emisioni.
“Nuk ju dalin nga burgu, PDK nuk kthehet në pushtet. Natën e mirë, kaloni mirë” – tha ajo.
Pra zonja Braho e jep verdiktin e saj në lidhje me aktakuzën ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Gjykatën e Hagës, të cilët po gjykohen në lidhje me krimet e supozuara në Kosovë. Si duket, zonja Braho e ka ndërmend vetëm dy emra të përveçëm në fjalinë më lartë. Më saktësisht, nga konteksti i fjalisë kuptohet se zonja Braho po flet për Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, ish-kryetarë të PDK-së, pasi pas përmendjes së burgut, Braho e thekson emrin e PDK-së.
Sidoqoftë, pas këtyre fjalëve Braho e lëshoi studion, ndërsa moderatori Leonard Kërquku e mbylli emsionin për natën e marte.
Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që Braho bënë deklaratë të çuditshme.
