Skafi pëson defekt në det, shpëtohen katër pushuesit në Shëngjin - NACIONALE

Skafi pëson defekt në det, shpëtohen katër pushuesit në Shëngjin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Katë pushues janë ndihmuar nga policia për të dalë në breg pasi skafi i tyre ka pësuar një defekt.

Të dielën, gjatë patrullimit, policia mori njoftimin se 4 shtetasit kishin mbetur në në det të hapur, në “Kune Vain”, në vendin e quajtur “Grykëderdhja e Drinit”, rreth 1.3 milje larg bregut.

Sipas njoftimit të policisë, vetë zona ishte vështirë për t’u manovruar.

Shërbimet e Policisë Kufitare kanë tërhequr dhe nxjerrë në port mjetin lundrues skaf, bashkë me 4 shtetasit, të cilët janë në gjëndje të mirë shëndetësore, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjashme