“S’ka logjikë të shëndoshë”: Gashi me pyetje simpatike e bën të qeshë Shalën, pastaj e ofendon Topallin
Debati Politiko të Kanal 10 gati gjithnjë karakterizohet me debate të ashpra. E një pyetje të moderatorit Kushtrim Sadiku, z. Blerim Gashi, analist i përhershëm, i është përgjigjur me pyetje.
“Ohri krijoi probleme apo zgjidhi probleme?” – pyeti z. Sadiku.
“Për kë?” – ishte pyetja e z. Gashit.
“Për ty e mua jo” – ishte përgjigja e shpejt e Sadikut, teksa në prapavi dëgjohet teksa lëshon një qeshje me zë të lehtë z. Krenar Shala.
Por pas këtij relaksim-qeshjeje, Gashi e tha një fjali, e cila në fakt është ofendim për z. Faton Topallin.
“Interesin nacional e përcakton logjika e shëndoshë, që më vjen keq që zoti Topalli nuk e ka” – tha z. Gashi, teksa të gjithë “analizën” e tij mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme.